DYLON

Me kërkesë të Amerikës, Turqia liron shkencëtarin e NASA-s

Me kërkesë të Amerikës, Turqia liron shkencëtarin e NASA-s
Avatar photo Elife Sherifi

Një shkencëtar turko-amerikan, i cili ka punuar për agjencinë hapësinore të Shteteve të Bashkuara NASA, u lirua nga një burg në Turqi.

Serkan Golge, i cili është mbajtur tre vjet në izolim nën akuza që lidhen me terrorizmin, u lirua pas një bisede telefonike midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Shpjegim zyrtar për lirimin e 40-vjeçarit nuk u dha. Uashingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Turqisë të lirojë Golgen. Golge është arresuar në vitin 2016, derisa ka qenë për pushime në Turqi. Arrestimi ka pasuar përpjekjen e ushtrisë turke për grushtshtet kundër Erdoganit.

EkoHigjiena

Ai është akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe është dënuar në shkurt të vitit 2018 me shtatë vjet e gjysmë burgim.

Dënimi i tij është reduktuar në pesë vjet pas një apeli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.