Me këngë e valle Velekinca e Gjilanit shënon Ditën e Shkollës “Mulla Idriz Gjilani”
/2L ONLINE/ – Në fshatin Velekincë të Gjilanit, sot është shënuar dita e shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani”, ku të pranishëm në këtë aktivitet të shkollës, ishin përfaqësues të Komunës së Gjilanit, pedagog, mësimdhënës, prindër dhe qytetarë të tjerë të shumtë.
Me këtë rast, drejtori i shkollës Fatmir Latifaj, tha se sot me krenari shkolla përkujtnë heroin e kombit Mulla Idriz Gjilanin, emrin e të cilit e mban kjo shkollë, personalitet i cili ka dhënë jetën, për të ardhmen e shqiptarëve dhe lirisë së Shqipërisë etnike.
Ai poashtu ka thënë se me këtë kuadër që ka sot shkolla, tërësisht të kualifikuar, po mbahet mësimi në dy ndërrime, në një objekt të ri dhe mirëmbajtur mirë nga kolegtivi i shkollës dhe banorët e fshatit, duke bërë kështu që edhe sukseset e nxënësve të jenë përherë e më të mira.
Kjo ngjarje e veçantë për këtë shkollë, është përcjellur me programin e pasur kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës.
Ndryshe, në këtë ditë është mbajtur edhe një orë letrare nga grupi i shkrimtarëve dhe publicistëve të njohur të Anamoravës, sikur që është bërë edhe shpërndarje e mirënjohjeve për nxënësit dhe punëtor të dalluar, pastaj mirënjohje për këshillin e shkollës, të cilit i janë atribuuar shumë suksese të shkollës. /2L ONLINE/
