DYLON

Me këngë e valle u përmbyll festa për Ditën e Çlirimit të Kamenicës

Me këngë e valle u përmbyll festa për Ditën e Çlirimit të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Sheshi “Metush Krasniqi” ishte mbushur mbrëmë me qytetarë për të festuar 26 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Për të shënuar këtë ditë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, organizoi disa aktivitete, ndërsa dita u përmbyll me koncertin që u mbajt në këtë shesh.

EkoHigjiena

Qyetetarët e shumtë duartrokitën artisten e muzikës popullore Shkurte Fejza, ku me këngët e saj patriotike solli emocione të shumta tek të pranishmit.

Edhe artistja kamenicase Nazmije Demolli Kastrati me këngët e saj argëtoi publikun vendas, dhe së bashku me të rinjë e të reja nga ansambli i këngëve dhe valleve “Zëri i Kamenicës” hijeshuan edhe më shumë natën festive të 18 Qershorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.