DYLON

Me iniciativën e Komunës së Gjilanit, donatorët ndihmojnë disa familje skamnore

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me iniciativën e Komunës së Gjilanit dhe në bashkëpunim me njerëzit e vullnetit të mirë, janë ndihmuar sot disa familje skamnore, të cilat vuajnë nga gjërat elementare për jetë.

Të martën kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, e shoqëruar nga Anvi Hamiti – përfaqësues i qumështores “Kabi” dhe zyrtarët komunal, ia kanë konfirmuar sot familjes Sahiti donacionin për qumësht për vitin 2015, sikurse edhe u është siguruar buka dhe pajisje higjienike për këtë vit.

EkoHigjiena

Bunjaku Rexhepi, poashtu ka vizituar vëllezërit Harjullah dhe Hajdar Fetinci, të cilët disa donatorë të tjerë i kanë ndihmuar me të holla për ta përballuar sa më lehtë jetesën në kohë dimri.

Duke falënderuar donatorët, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi është shprehur se prioritet i kryetarit edhe këtë vit është që ndihmohen familjet në nevojë, duke filluar nga ndërtimi i shtëpive, meremetimi, pagesa e qirasë, sigurimi i ushqimit etj.

Ndryshe, kryesuesja Bunjaku Rexhepi më 9 dhjetor të vitit 2014 ka vizituar familjen Sahiti, e cila ka katër persona me nevoja të veçanta dhe i ka premtuar kujdes me të gjitha kapacitetet komunale. Për më pak se një muaj, kjo tashmë u bë realitet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.