DYLON

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë të udhëhequr nga kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Përndryshe Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më kulmore të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe si e tillë, manifestohet çdo vit si përkujtim i sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.