/Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier i kërkon Bundestagut vazhdimin e mandatit të Bundeswehr-it në Kosovë/
Zejnullah Jakupi, Berlin
Ministri i Jashtëm gjerman në fjalimin e tij dje në Bundestagun gjerman kërkoi të miratohet vazhdimi i misionit të Bundeswehr-it që vepron në kuadër të KFOR-in në Kosovë, për te siguruar paqen dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës por edhe gjithë rajonit.
Dje në ditën e ruajtjes së paqes së OKB-së “peacekeeping” ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier (SPD) kërkoi që Bundestagu gjerman ta miraton vazhdimin mandatit të trupave paqësore të Bundeswehr-it gjerman që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalimin e tij para deputetëve gjerman kërkoi nga Bundestagu vazhdimin e mandatit të Bundeswehr-it gjerman në Kosovë.
Në këtë fjalim Steinmeier faleminderoj Bundestagun gjerman për miratimin e pranisë së Bundeswehr-it në Kosovë për të siguruar paqen dhe stabilitetin atje qe 16 vite rrjesht. Ministri gjerman Steinmeier tha se sot në ditën e ruajtjes së paqes, ministria e jashtme i ka dekoruar 9 punëtor e saj që shërbejnë në misione të ndryshme nëpër botë dhe njërin ndër ta edhe një femër gjermane për punën e saj në EULEX- që së bashku me shume gjyqtarë tjerë në Kosovë ka kontribuuar për ta ndërtuar sistemin e gjyqësisë i cili, sipas Steinmier nuk është gjithçka e përkryer, siç do të dëshironim, por gjërat po ecin përpara.
Ministri i jashtëm gjerman në këtë fjalim në Bundestag ka folur për raportet e atyre që ishin nëpër operacione të shumta paqësore kudo nëpër botë e dhe atyre në Ballkan me ketë rast ka theksuar megjithëse janë vetëm 16 vjet nga mbarimi i luftës, por gjithsesi janë bërë shumë përparime.
Bundestagu gjerman çdo vit debaton dhe merr pëlqimin për vazhdimin e mandatit të Bundeswehr-it në Kosovë. Ministri gjerman tha se përkundër arritjeve akoma ka pasiguri në rajon, edhe pse siç tha ai, i kemi ofruar Ballkanit Perëndimor një perspektivë Evropiane dhe se shumë shtete në regjion janë bërë stabile kjo është edhe meritë e kontributit të ushtareve dhe ushtarëve gjerman që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
“Ne e dimë që zhvillimi stabil i një vendi ka ndikim tek shtetet fqinje kjo është kështu duke patur parasysh përbërjen etnike, siç është rasti në Ballkanin Perëndimor. Dua të them se ushtaret dhe ushtarët tanë kanë luajtur një rol vendimtar dhe për këtë ata meritojnë një faleminderim dhe mirënjohje për kontributin e tyre.
Shumë gjera kanë ndryshuar edhe në marrëdhëniet mes shteteve, siç është rasti mes Serbisë dhe Kosovës me përkushtimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre për kompromise kohë pas kohe i kanë ndërtuar marrëdhëniet e tyre dhe po lëvizin drejt normalizimit dhe respektimit të marrëveshjeve të arritura në relacionin edhe në Veri të Kosovës”.
Duke ju referuar situatës ne Veri të Kosovës ministri gjerman Steinmeier ka thënë se atje ka një arritje, një polici të përbashkët administratë komunale legjitime dhe ky është një hap përpara ose një hap më shumë përpara, por akoma mungojnë shumë gjëra.
“Ne po bashkëbisedojmë me kosovarët dhe serbët për të arritur një bashkësi të përbashkët që të rregullohen çështje si ajo e energjisë dhe telekomunikacionit dhe kjo është ajo tema e marrëveshjes për normalizim, edhe pse akoma nuk është arritur po gjithsesi nuk duhet të dorëzohemi. Sa i përket ndikimit politik por edhe përpjekjeve tona në sigurimin e paqes dhe stabilitetit për këtë na duhet KFOR-i për ketë ju lutemi të vazhdohet mandati i Bundeswehr-it në Kosovë, tha z. Steinmeier.
Ministri gjerman Steinmeier tha se vazhdimin e mandatit te KFOR_it nuk e bëjmë se po kemi qejf por për faktin se Evropa ka interesa, se Gjermania ka interes të ketë një fqinjësi stabile në Ballkanin Perëndimor dhe për ketë i përcjellim ngjarjet në shtetet e ndryshme jo vetëm me interesa por edhe me shqetësim duke përmendur këtu ngjarjet e fundit në Maqedoni.
Ai tha se ka biseduar me komisarin e BE-së Hahn i cili po përkujdeset për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt kemi një marrëveshje fragile mes grupeve të ndryshme etnike dhe keqësimi i gjendjes nuk ka përfunduar dhe kjo gjendje do të vazhdoj të jetë kështu nëse përfaqësuesit politik nuk marrinë përgjegjësitë e tyre politike.
“Javën e kaluar menduam se ecëm përpara dhe se koha për zgjedhje të reja po afrohet në një kohë të caktuar që të ju mundësohet të gjitha grupeve etnike të kenë një shans fer në zgjedhje, por bisedat dje nuk rrodhën mirë dhe shpresoj që ti rithejmë sërish në ditët në vijim”.
Z. Steinmeier kritikoj kryeministrin maqedon duke thëne duhet ta di se çdo vend i Ballkanit Perëndimor që dëshiron të ecë në rrugën drejt Evropës dhe nëse shpreson të arrin aty duhet, duhet të marrë përgjegjësi të ruaj strukturat e shtetit ligjor.
Në këtë fjalim ministri gjerman Steinmeier foli edhe për gjendjen politike në Bosnje duke e përshkruar atë si gjithkund në Ballkanin Perëndimor një situatë “ku ka drite dhe hije”. Në Bosnje kishte disa përparime por sipas tij kishte shume vite një bllokadë të brendshme politike.
Me ketë rast z. Steinmeier tha se janë bërë përpjekje me ministrinë e jashtëm britanik për të sjell një iniciativë për dialog mes etniteteve për ti zgjidhur një mori çështjes si ajo e reformës së kushtetutës por edhe reformës socio-ekonomike përmes një programi reformash. Ai shpresoj se këto përpjekje nuk do tu bllokoj Republika Serbska, në mënyrë që Bosnja ta tejkaloj gjendjen e bllokadës.
Vlerësim pozitiv Steinmeier i bëri Kroacisë dhe anëtarësimit të saj ne BE, pastaj përmendi Malin e ZI i cili, siç tha po ecën në të njëjtën rrugë të integrimit, duke thënë se mesa shihet Mali i ZI e ka kuptuar se nëse duan të arrijnë aty ku dëshirojnë duan vete të ecin përpara në mënyrë që treni që ecin drejt BE-së të ecën më shpejt.
Por tha nuk e di se a do të ndodh e njëjta gjë me Serbinë por se janë në kontakte të shpeshta me Serbinë, dhe sipas tij Serbia dëshiron ti hapet kapitulli i anëtarësimit dhe Bundestagu i ka shprehur pritshmëritë e tij. Në fund fjalimit Steinmeier i beri thirrje Bundestagut që tutje Gjermania ta ketë vëmendjen tek vendet e Ballkanit Perëndimor për te siguruar paqen dhe stabilitetin duke vazhduar praninë e KFOR-it në Kosovë. /2L ONLINE/