DYLON

Me garën në lojërat elektronike përmbyllet ‘’Kamenica Summer Fest’’

Me garën në lojërat elektronike përmbyllet ‘’Kamenica Summer Fest’’
Avatar photo Redaksia

Me datën 5 gusht, lokali Royal Club në Kamenicë mblodhi gjithsej 16 ekipe, garues të lojërave elektronike në FIFA, ku më të mirët, kaluan pastaj në finale.

Amfiteatri i qytetit mblodhi shumë të rinj entuziast për të ndjekur finalen me ekipet triumfuese nga faza e parë.

EkoHigjiena

Me një numër të madh të të apasionuarve për të zhvilluar garën në FIFA, ekipet fituese garuan me njëra tjetrën, duke luajtur deri në orët e vona të mbrëmjes.

Me një garë interesante e garues super të talentuar, në fund të lojës, u shpallën fitues Ardit Halimi dhe Shyqeri Rexhepi, të cilët morën shpërblimin në vlerë prej 500 euro.

Kurse, në vendin e dytë, u radhitën Valmir Demaj dhe Ilir Demaj, të cilët morën shpërblimin prej 200 euro.

Organizimi madhështor kulturor e sportiv i ‘’Kamenica Summer Fest’’, u përmbyll me aktivitetin e fundit për këtë verë e që ishte gara në CS GO.

Spektakël e lojë tejet atraktive dhanë edhe adhuruesit e lojërave elektronike në CS GO e cila po ashtu u zhvillua në dy faza.

Me gjithsej 9 ekipe, finalja e CS GO është mbajtur në bulevardin e qytetit, me një interesim të jashtzakonshëm të të rinjve, të cilët kanë qëndruar deri në përfundimin e kësaj gare.

Kubix Gaming ishte ekipa fituese e cila mori shpërblimin në vlerë prej 1200 euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.