DYLON

Me “Gala Mbrëmjen” u përmbyll “Flaka e Janarit 2025”

Me “Gala Mbrëmjen” u përmbyll “Flaka e Janarit 2025”
Avatar photo Redaksia

Në përmbyllje të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur Gala Mbrëmja në të cilën janë shpërblyer më të mirët në të gjitha shtyllat e “Flakës…”

Kjo mbrëmje ka nisur me muzikë të zgjedhur, kurse në përmbyllje të këtij Manifestimi, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, ka falënderuar nënën Stanë, e cila u dha bukë luftëtarëve të UÇK-së.

EkoHigjiena

Falënderoi në emër të kryetarit Alban Hyseni dhe shtoi se ku është një kujtim artistik për dëshmorët tanë të rënë në janarët e përflakjes sonë në synimin për lirinë. Qe nisur Flaka… si kujtim për 17 janarin e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, për 17 Janarin e Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për Janarin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës … si kujtim dhe kushtrim i vazhdimit të luftës për liri. Dëshmorët e Kosovës të rënë në janarët e përgjakshëm deri në luftën heroike të UÇK-së.

“Jemi shumë të lumtur që sonte në përvjetorin e 34 të manifestimit mbarëkombetarë të “Flakës…” jemi të gjithë bashkë në kryeqendrën e Anamoravës në Gjilan, aty ku takohen vargmalet e Karadakut me Gollakun dhe i zgjasin dorën Preshevës e Shkupit”, tha Bunjaku.

Çmimet për më të mirët janë ndarë pas vlerësimit të jurive përkatëse.

Për shtyllën ‘’Peneli i Flakës’’ u dhanë këto shpërblime.

‘’PENELI I FLAKËS’’ – Çmimi blerës i Galerisë: Eshref Qahili

Çmimi për Pikturë: Blerim Tmava.

Çmimi për Grafikë: Lirizon Dërmaku.

Janë ndarë edhe Çmimet për më të mirët në artin dramatik “Talia e Flakës”, ku u dhanë këto çmime:

Ҫmimi- Shfaqja më e mirë: „13“ nga Teatri „Adriana” – Ferizaj

Ҫmimi- Regjia më e mirë: Sulejman Rushiti – „13“ nga Teatri „Adriana” – Ferizaj

Ҫmimi- Teksti më i mirë: Doruntina Basha – Shfaqja “Stiffler”.

Ҫmimi- Aktori më i mirë: Kushtrim Qerimi.

Ҫmimi- Aktorja më e mirë: Rebeka Qena.

Ҫmimi- Skenografia më e mirë: Bekim Korça

U dha edhe çmimi për dramën origjinale, nga organizata “Varg e Vi“, ku kishin aplikuar 25 autorë. Çmimin e mori Tobias Xhaxhiu me dramën “Dy fytyrat e Janusit“.

Çmimet në enigmatikë i fituan:

Ҫmimi për Fjalëkryqsajues:

-Vendi 1: Mensur Mahmuti.

vendi 2: Skender Tullumi.

vendi 3: Rexhep Hasani.

Ҫmimi për Ndërrimor

Anagram

Vendi 1: Azem Çerkini

Vendi 2: Mensur Mamuti.

Vendi 3: Sadri Husmani.

Mirënjohje për karrierë në lëmin e enigmatikës morën: Xhelal Selmani, Shemsedin Kryeziu dhe Dr. Zijadin Hasani.

Për shtyllën ‘’Yjet e Flakës’’ apo Festivalin e Muzikës për Fëmijë morën:

Ҫmimi i Parë: Alea Dvorani.

Ҫmimi i Dytë: Sara Limani.

Ҫmimi i Tretë: Luna Salihu

Ҫmimi i Publikut: Era Sopjani.

Solistja më e mirë: Enuare Shabani.

Në shtyllën “Fest Flaka” post mortem u nderua Prof. Isa Jakupi, i cili ndërroi jetë muaj më parë dhe tërë jetën ia kushtoi muzikës. Çmim mori edhe Sinan Vllasaliu, nderi i ‘’Fest Flaka 2025’’, Arsim Mustafa – violinist, për kontributin e dhënë ndër vite. Gjithashtu është nderuar edhe Burhan Azizi, harmonikë, gjithashtu për kontribut.

U nderua edhe Artan Jerliu, dirigjent I Korit të Fëmijëve, pastaj Gent Hoxha, Qendra Kulturore Artistike ‘’ANAMORAVA’’ dhe Vixhilent Kurti, të gjithë për kontributin e dhënë në „Fest Flaka“.

Në shtyllën ‘’Pena e Flakës’’

Ҫmimi ‘’Pena e Flakës 2025’’: Afrim Demiri.

Ҫmimi ‘’Juvenis Pena 2025’’: Erdë Mehmeti.

U dhanë mirënjohje edhe për të gjithë bashkëorganizatorët e shtyllave të “Flakës”. Të gjitha këto aktivitete u organizuan nga Komuna e Gjilanit – kryetari Alban Hyseni dhe Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, që udhëhiqet nga Kushtrim Zeqiri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.