DYLON

Me futboll promovojnë tolerancën fetare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/  – Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur në këtë vikend turneu në futboll të vogël, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame, Kishës Katolike easaj Ortodokseme ekip të përbashkët, derisa me ekipet e tyre u paraqitën edhe Komuna, Policia, QKMF e punëtorët earsimit, ku këta të fundit u shpallën fitues.

Ky turne vije pas disa takimeve të mbajtura në Gjilan nga përfaqësuesit e bashkësive fetare në kuadër tëpromovimit të tolerancës dhe dialogut ndër-fetar, të organizuara nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e konfesioneve fetare u shprehën se ky është hap shumë i rëndësishëm, i cili i afron njerëzit mes vete dhe takime të tilla u shprehën të gatshëm të mbajnë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, shumë organizata e kanë vlerësuar Gjilanin si shembull të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.