DYLON

Me fitore ndaj Llapit, skuadra gjilanase FC Drita siguroi titullin e kampionit

Me fitore ndaj Llapit, skuadra gjilanase FC Drita siguroi titullin e kampionit
Avatar photo Redaksia

FC Drita e ka siguruar titullin e kampionit të Kosovës, katër xhiro para përfundimit të edicionit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Në ndeshjen e javës së 32-të, Drita e mposhti Llapin, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Iljasa Zulfiu.

EkoHigjiena

Kjo fitore e skuadrës “bardhekaltër” dhe tri pikët e reja bëjnë që Drita të grumbullojë tani 69 pikëve, një diferencë prej 12 pikësh ndaj Ballkanit të vendit të dytë dhe duke pasur parasysh që Drita i ka fituar të tri përballjet e drejtpërdrejta ndaj Ballkanit, edhe në rast të barazimit eventual të pikëve në fund të kampionatit, Drita e ka të sigurt titullin.

Ky është titulli i katërt kampion në histori për Dritën, pas atyre të fituar në vitet 2003, 2018 dhe 2020. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.