DYLON

Me ekspozitë kujtohen të dëbuarit nga Kosova Lindore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot (e enjte) në Gjilan mbahet evenimenti “Gjilani kujton ditët e të dëbuarve nga Kosova Lindore”,i organizuar nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nën patronatin e Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ka bërë të ditur Gentiana Shabani, . koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

“Me këtë rast do të bëhet ekspozimi i fotove të cilat dëshmojnë dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nga forcat serbe në qershorin e vitit 1999, si dhe dhunën sistematike që pushteti serb ushtron mbi ata pak qytetarë që kanë mbetur atje. Poashtu, do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë me ndikim në Republikën e Kosovës dhe në Kosovë Lindore”, ka thënë Gentiana Shabani

EkoHigjiena

Evenimenti fillon nga ora 16.30 dhe mbahet në Galerinë e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.