Me dy këmbe shkelën betimin!
Nga: Agim HAJRIZI
/2L ONLINE/ – Ngjarja e fundit e vdekjes së nenës se re e cila solli në jetë fëmijën e parë më shumë gëzim ku dy familjet prisnin gëzimin e lindjes e fëmijës të parë u kthye në një tragjedi për dy familjet, njëra duke humbur bijën e tyre e tjetra duke humbur nusen e bashkëshorten, e duke lëne fëmijën porsalindur jetim.
A mund të thuhet se gjithçka këtu duhet të marr fund dhe të harrohet gjithçka që ndodh nëpër spitalet tona në të cilat me tepër ka vlere lavdi e krenaria apo koha e ikjes nëpër ordinanca private për ti mbushur xhepat e tyre duke mos quar mendjen më larg se në duart e tyre mbahet një përgjegjësi për jetë?!
A do të thotë se jeta duhet mbyllet këtu se e kishte taksirat apo kaq kishte jetë, deri kur do të marr fund tmerri nga disa mantil bardhë?
Prisja që Gazetat portalet së paku do të gjenin pak vend ta trajtonin këtë rast të kobshëm, ato heshtën duke u marr me politikanet e cullak honet që jemi mësuar ti shohim në ballinat e para për t’i klikuar apo më tepër për ti joshur të tjerët. Apo televizionet të cilat janë mësuar që prioritetet në lajmet e tyre të shfaqen politika dhe gaz lotsjellësi apo krenaria e ministrave që shfaqen para kamerave duke u krenuar me të arriturat e shëndetësisë.
Ishte viktimë një nënë e re e cila humbi jetën në moshën me të mirë, një shoqe e mire e një mësuese e mirë e cila u nda nga nxënësit e vet duke i lenë në kujtimet e tyre buzëqeshjen që ju ofroi deri në ditën e fundit të jetës. A duhet që gjerat e rënda të ndodhin për tu hapur sytë të tjerëve për ti ndalur këto problemeve makabre duke shuar jetën e një femre e cila u viktimizua nga pakujdesia e mjekeve për të cilët shpresojmë së paku drejtësia ta zbardhoj ketë rast?!
A thua se u shkel betimi i Hipokratit nga mantel bardhët në orët e hershme të mëngjesit, presim të zbardhët nga drejtësia ky rast dhe ata të marrin dënimin e merituar?!
Është për çudi që gjerat e tilla ndodhin dhe gjitha heshtën nga media, Kosova ka mjek të mirë të cilët ende e mbajnë premtimin para Hipokritit por ka edhe asi mantel bardhë që sot shohin pacientin si paranë dhe shkelin me dy këmbe betimin e Hipokratit. /2LONLINE/
