DYLON

Me donacion të shoqatës Kosova-Shkup, në Gjilan kryhet synetia për 35 fëmijë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me donacion të Shoqatës “Kosova–Shkup“ nga Bursa e Turqisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Gjilan, kanë kryer sot cirkumcizionin (synetinë) e 35 fëmijëve, të cilët janë përzgjedhur nga Këshilli i BI-së në Gjilan.

Në ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, përfaqësuesi i shoqatës kosovaro-turke, Rexhep Gunduz i cili është me prejardhje nga Gjilani, sikurse edhe kryeimami i BI-së në Gjilan, Iljas Mustafa.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka falënderuar shoqatën “Kosova–Shkup“ për donacionin e kryerjes së cirkumcizionit për 35 fëmijë gjilanas, familjet e të cilëve janë me gjendje jo të mirë materiale.

Haziri tha se Komuna e Gjilanit do ta vazhdojë bashkëpunimin e mirë me këtë shoqatë dhe me komunën e Yilderim-Bursa edhe në të ardhmen në interes të përbashkët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.