DYLON

Me çmimin “Një jetë në sektor” u nderua Byhrete Bajrami, laborante kryesore në KRU “Hidromorava”

Me çmimin “Një jetë në sektor” u nderua Byhrete Bajrami, laborante kryesore në KRU “Hidromorava”
Redaksia

Në Prishtinë, më 3, 4 dhe 5 nëntor 2026, po mbahet Konferenca dhe Ekspozita e 14-të e Përbashkët Ballkanike, e organizuar nga Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS).

Tema e këtij edicioni, “Uji dhe Mundësi të Barabarta”, vë në pah rëndësinë e zhvillimit të një sektori të ujit teknikisht të avancuar dhe gjithëpërfshirës, duke garantuar qasje të barabartë në shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe mundësi të barabarta për të gjithë punonjësit e sektorit.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtij eventi, me çmimin “Një jetë në sektor” u nderua znj. Byhrete Bajrami, laborante kryesore në KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm gjatë më shumë se 40 viteve të punës në sektorin e ujit.

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan shpreh urimet dhe mirënjohjen e sinqertë për znj. Byhrete Bajrami, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtejshme.

Kontributi shumëvjeçar është vlerë, ndërsa përkushtimi mbetet shembull për gjeneratat e reja!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.