DYLON

Me ceremoni ushtarake në Kazermën “Adem Jashari”, shënohet 24 vjetori i Epopesë së UÇK-së

Me ceremoni ushtarake në Kazermën “Adem Jashari”, shënohet 24 vjetori i Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës, z. Albin Kurti, dhe përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, nën organizimin e Këshillit Shtetëror Ndërinstitucional, kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot filloi Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional për shënimin e Përvjetorit të 24-të, të Epopesë së Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës.

Sipas agjendës shtetërore, manifestimi nisi me ceremoninë rreshtimit të kuadrateve përfaqësuese nga të gjitha komandat dhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni, që u organizua edhe për Ditën e Kazermës “Adem Jashari”, morën pjesë liderët më të lartë shtetëror, që nga Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryekuvendari Konjufca, kori diplomatik dhe ai ushtarak ndërkombëtar, përfaqësues të Familjes Emblematike Jashari, përfaqësues e personalitete nga institucioneve shtetërore, përfaqësuesit nga Organizatat e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-se, përfaqësues institucional e personalitete të shquara anekënd trojeve shqiptare etj.

Pas inspektimit të trupave të rreshtuara nga ana e Presidentes Osmani, në cilësi të Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ushtarakëve te rreshtuar, të pranishmeve dhe gjithë qytetarëve të vendit, me fjalimet e tyre ju adresuan, Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Baca Rifat Jashari në emër të Familjes Emblematike Jashari.

Me pas,  nga ora 12:00, e që do të vazhdoj deri në ora 15, po në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është organizuar Dita e dyerve të hapura për gjithë qytetarët , të cilët mund të shohin e njihen nga afër me disa nga pajisjet, teknika dhe kapacitetet operacionale të njësive të FSK-së.

Me këtë rast, rikujtojmë edhe sot se ky manifestim, tashmë tradicional, ka në epiqendër përkujtimin dhe nderimin maksimal të Betejës Unike në Historinë e Luftërave Çlirimtare, jo vetëm në historinë tone kombëtare por edhe historinë botërore, të luftës së pashembulltë dhe flijimin e 59 anëtarëve të Familjes Emblematike Jashari me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Prekazin Heroik.

Manifestimi do të vazhdoj sipas agjendës shtetërore me aktivitete të ndryshme përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.