DYLON

Me ardhjen e Leonora Morina – Bunjaku në krye të Gjilanit, të gjitha bizneset do të subvencionohen nga Komuna

Me ardhjen e Leonora Morina – Bunjaku në krye të Gjilanit, të gjitha bizneset do të subvencionohen nga Komuna
Avatar photo Redaksia

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, sot me ekipin e saj vizituan Shtëpinë e Modës “Menakon”.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat që iu janë shkaktuar bizneseve nga pandemia COVID-19 si dhe për mos-përkrahjen nga Komuna ndaj tyre.

EkoHigjiena

Kryetarja Morina-Bunjaku i shprehu mirënjohje kësaj kompanie për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në punësimin e një numri të madh të grave në këtë kompani.

Morina-Bunjaku theksoi se me ardhjen e saj në krye të Gjilanit, të gjitha bizneset do të subvencionohen nga Komuna.

Po ashtu, ajo e falënderoi për mikëpritjen e ngrohtë drejtoreshën gjenerale të ‘Menakon’, Nadire Zymberi, teksa e përgëzoi atë dhe stafin e saj për punën e palodhshme që e kanë bërë në 30 vitet e fundit, që i bën nder jo vetëm Gjilanit, por të gjithë Kosovës, Shqipërisë e krejt trojeve shqiptare.

Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.