DYLON

Me apo pa parlament?!

Avatar photo Redaksia

Arta Dauti

/2L ONLINE/ – Situata politike e cila është krijuar në Kosovè nuk po ngjason me një vend demokratik siç njihet Kosova nga themelimi dhe shtetndërtimi i saj. Nga marrëveshja e cila u nënshkrua në Bruksel nga mazhoranca ngriti në këmbë opozitën, e cila po e kundërshton fuqishëm këtë vendim, sa që me veprimet e tyre të fundit, po e bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, duke mos lejuar që të zhvillohet asnjë seancë e paraparë me rregulloret e Kuvendit të Kosovës.

EkoHigjiena

Krejt mjegull…

Opozita për të kundërshtuar këtë vendim, përveç protestave brenda edhe jashtë Kuvendit kohët e fundit përveç hedhjes së vezëve dhe protestave me fishikalla edhe mënyrave të ndryshme, ka filluar të përdorë edhe mjete të tjera për t’i parandaluar zhvillimet e punës në Kuvend, duke hedhur edhe gaz lotsjellës brenda ne sallën.

Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do ta zhbllokon punën e Kuvendit.

Kryeministri edhe kabineti i tij qeveritar si duket veprimet e opozitës nuk i duken aq serioze pasi qe ai përveç që e dënon aktin e këtyre veprimeve nuk merr asnjë hap tjetër për ta zhbllokuar situatën.

Të premten e kaluar ndodhi edhe ajo që pothuajse të gjithë e prisnim. Kuvendi nuk filloj fare punimet, pasi që opozita vazhdoi me rutinën e saj, duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Humbja e kontrollit…

Përveç gazit lotsjellës, shisheve me ujë, u dëgjuan fyerje te rënda ne mes deputetëve dhe kryetarit të parlamentit, cilët e përfaqësojnë popullin. Fjalët fyese të përdorur nga deputetet, të cilët i zgjodhëm si njerëz adekuat, për të përfaqësuar vullnetin tonë politik, na bëjnë të kuptojmë se a gabuam që i votuam?

Televizionet në këto situata që janë të dala jashtë kontrollit, duhet ta vejnë shenjën 18+ posa te filloj seanca e Kuvendit. Jashtë sallës, mija e qindra simpatizantë të partive politike u përleshën me policinë, të cilët mandej hodhën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.

Pra siç po shohim të gjithë, Kuvendi i Kosovës po tymoset nga brenda e nga jashtë me gaz, duke dashur ta qetësoj gjendjen në vend.

A është kjo zgjidhja e duhur?

Kur në vitin 2004 Albin Kurti protestonte dhe ftonte protesta gjithë popullore për të kundërshtuar vendimet të cilat i merrte Qeveria e asaj kohe me kryeministrin Hashim Thaçi, ai i cili bënte deklarata duke e ftuar Kurtin të futej në Kuvend të Republikës për ta dhënë kontributin si një lider i përfaqësuar nga populli, e jo të bënte trazira në rrugët e qytetet e Kosovës.

Por tani si duket të gjithë deputetet e pozitës do të dëshironin që liderët e lëvizjes të mos ishin brenda Parlamentit. pasi që tani nuk po ka qetësi as brenda as jashtë kuvendit.

Ku janë premtimet ?

Ishim ne që zgjodhëm këtë qeverisje. Ku janë premtimet e fushatave zgjedhore, ato ishin po aq të mëdha sa që na bënin të mendojmë se në Kosovë më në fund “po bëhet mirë”. Liberalizim të vizave, vende të punës, zhvillim ekonomik, ngritje të infrastrukturës,zhvillim të bujqësisë e shumë fushave të tjera, por këto mbeten vetëm premtime.

Krejt çka po marrim nga kjo elitë e politikës pozitë dhe opozitë, është gjendja e kaosit në vend…
Qytetaret e Kosovës çdo ditë po përballen me shumë probleme, të cilat nuk kanë ku ti adresojnë për një zgjidhje. Duke mos pasur as një alternativë për zgjidhjen e problemeve qytetarët kanë vetëm një zgjidhje para vetes , te ikin nga ky vend ku nuk funksionon asgjë, madje as kuvendi si institucion më i lartë dhe me fuqi ne vend.

Sa do të vazhdoj kjo gjendje nuk ka as një përgjigje momentale, madje as kryetari i kuvendit nuk po mund të jep një përgjigje për daljen nga kjo situatë e krijuar.

Tani për tani shtrohet pyetja, ka apo nuk ka Kosova, parlament ?!/2L ONLINE/