DYLON

Me aktivitete të shumta shënohet dita e pastrimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me kompaninë Eco-Higjena dhe nën përkrahjen e qytetarëve vitias konkretisht të rinjve dhe Njësitit të Zjarrëfikësev në Viti kanë filluar sot aksionet e pastrimit nëpër lokalitetet të kësaj komune.

Fillimisht në Qytetin e Vitisë janë mbjell lule përskaj të rrugës “Adem Jashari” ku edhe Kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në këtë aktivitet. Më pas të rinjtë vitias kanë defiluar me pankarta ku janë të shkruara porosi rreth rëndësisë për mbrojtjen e mjedisit dhe mbajtjen e saj të pastër.

EkoHigjiena

Në kuadër të aksionit të pastrimit sot janë larguar edhe disa deponi ilegale të mbeturinave në fshatrat Ramnisht, Beguncë si dhe disa lokalitete të tjera./2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.