DYLON

Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit nis shënimin e Festës së 28 Nëntorit

Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit nis shënimin e Festës së 28 Nëntorit
Avatar photo Redaksia

Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit ka nisur shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.Fillimisht, kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të vazhduar me homazhe tek shtatoret e bustet e dëshmorëve e heronjve në qytet.

“Sot, në ditën e madhe të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, dëshmorët dhe heronjtë janë në themelet e saj. Gjithmonë gjaku i tyre ka ujitur dhe emrat e tyre kanë fyrmëzuar gjenerata të tëra që sot shqiptarët kudo që janë të festojnë lirinë e Ditën e Flamurit”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

“Jo të gjithë jemi të mjaftueshëm sepse vëllezërit tanë në Kosovën Lindore edhe më tutje të drejtat elementare të festës për flamur dhe të drejtave të tyre politike po i vuajnë, por gëzimi dhe madhështia e kësaj feste duhet të shkojë në çdo familje dhe çdo pjesë shqiptare në mënyrë që të mos e harrojmë të kaluaren duke e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shtuar kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.