DYLON

Me aktivitete të ndryshme Vitia shënoi 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit

Me aktivitete të ndryshme Vitia shënoi 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë gjatë ditëve të fundit për nderë të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit, ka shënuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur fillimisht një seancë solemne nga Kuvendit Komunal u bënë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

EkoHigjiena

Me pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë zhvilluar edhe disa aktivitete sportive dhe kulturore në qytetin e Vitisë si: Street Ball, çiklizëm dhe është përmbyllur në orët e mbrëmjes me koncertin festiv në qytet ku kanë marrë pjesë: Kori i qytetit, A.K.V “Kemajl Azizi”, Qendra Kulturore “Anamorava” dhe Ansambli “Visaret e Krrabës” nga kryeqyteti shqiptar.

Valmir Sahiti, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, tha se për nderë të kësaj dite, kjo drejtori në bashkëpunim me partnerët e saj është përkujdesur që shënimi ditës së çlirimit në Viti, të bëhet në formën më të mirë të mundshme.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e aktiviteteve duke u zotuar se do të kujdesët që edhe ditët e tjera festive të shënohen me programe të pasur kulturore, artistike dhe sportive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.