DYLON

Me aktivitete të ndryshme, shënohet Dita e Fëmijëve dhe “Festa e Abetares”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me aktivitetet të ndryshme, është shënuar sot në Gjilan 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe “Festa e Abetares”. Fillimisht, nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan i ka pritur në zyrën e tij kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se po punohet në vazhdimësi për të gëzuar fëmijët të drejtat e tyre, që janë të precizuara edhe në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

“Të gjithë fëmijëve të Gjilanit ju uroj 1 qershorin, “Ditën e Fëmijëve” dhe ju them se Komuna e Gjilanit punon vazhdimisht në mënyrë që të drejtat e të gjithë fëmijëve të respektohen. Ju jeni e ardhmja jonë, pasi që nga ju pritet në të ardhmen që dikush të bëhet kryetar komune, dikush mesues, mjek, polic, gjykatës etj. Unë i përgëzoj edhe arsimtarët për punën e madhe që po bëni me nxënësit, për të nxjerrë nesër kuadra cilësore”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Fëmijët e klasës së parë, të cilët mbanin pankarta për respektimin e të drejtat e tyre, interaktuan me kryetarin e Komunës, duke bërë disa pyetje me interes, të cilave me kënaqësi iu përgjigj z. Haziri.

Ndërkohë, me recitime, këngë dhe valle, sot është mbajtuar edhe një program nga fëmijët e klasave të para të shkollës fillore “Lagjja e re”, në shënimin e “Festës së Abetares”.

“Të dashur nxënës, prindër, e arsimtarë, sot është nderë i veçant që jam prezent në shënimin e Festës së Abetares, së bashku me ju. Falë angazhimit të madh të arsimtarëve, stafit të shkollave dhe prindërve, po arsimohen brezat e rinjë. Besoj që këta fëmijë janë me fat që i kanë mësuesit e mirë. Këta janë e ardhmja e jonë, dhe shumë shpejt do t’i shohim të diplomuar, të profilizuar në drejtime të ndryshme, të gatshëm për ta udhehequr shtetin”, tha kryetari Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.