DYLON

Me aktivitete kulturore dhe përkujtimore nisi manifestimi “Qershori i Lirisë 2026” në Kamenicë

Me aktivitete kulturore dhe përkujtimore nisi manifestimi “Qershori i Lirisë 2026” në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Me aktivitetet e para të mbajtura më 15 qershor, ka nisur manifestimi tradicional “Qershori i Lirisë 2026”, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, në nderim të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës.

Në kuadër të agjendës së ditës së parë, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” u vendos portreti i dëshmorit Isa Kastrati, emrin e të cilit e mban ky institucion kulturor. Ky aktivitet u realizua me qëllim të përjetësimit të kujtimit dhe shprehjes së mirënjohjes për sakrificën e dëshmorit për lirinë e vendit.

EkoHigjiena

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, tha se vendosja e portretit është një akt simbolik që ruan dhe përcjell vlerat e luftës çlirimtare te brezat e rinj.

“Në emër të Kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, falënderoj piktorin Fetah Tali Shehu për realizimin profesional të kësaj vepre dhe për dhurimin e saj për institucionin tonë”, u shpreh Dervishi.

Po ashtu, në kuadër të manifestimit u hap edhe ekspozita me fotografi të dëshmorëve të Komunës së Kamenicës, duke sjellë para qytetarëve kujtime dhe dëshmi të sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Me këtë rast, drejtori Dervishi theksoi se arti dhe kultura lulëzojnë në liri, ndërsa portretet e dëshmorëve e shndërrojnë Shtëpinë e Kulturës në një monument të gjallë të memories kolektive, ku historia dhe kultura bashkëjetojnë në çdo aktivitet.

“Lavdi dëshmorëve!”, përfundoi ai.

Manifestimi “Qershori i Lirisë 2026” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe përkujtimore kushtuar Ditës së Çlirimit të Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.