AKR, Dega në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të saj, fokus të rëndësishëm i dha edhe bizneseve të vogla të hapura tash gjatë kohës sa jemi në Pandeminë Covid 19. Ku edhe, u njoftuam nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen në këtë fazë të vështirë, dhe se sa ishte përkrahja nga institucionet tona për ta.
Ne vizituam fabrikën për prodhimin e dritareve “Komerling Fermture” me pronar Abdyl Aliu, e cila eksporton prodhimet e saj 100% për tregun e Francës, vërtet impresionuse cilësia, dhe puna me përkushtim.
Në u mirëpritëm, edhe nga firma për ngrohje, klimatizim, ventilim, dhe Sanitari “AFA” me pronar Rinor Abdullahu, një sipërmarrës i ri, i suksesshem me plot guxim dhe angazhim për punë, një shembull për gjithë të rinjët që duan të merren me biznis dhe të jenë të suksesshem.
Po ashtu vizituam edhe butikun ma të ri në Gjilan, të hapur sipas standardeve perendimore “Modena” me pronar Irfan Demiri, ku u njoftuam nga afër me ecurin e hapjes së biznisit të tij.
Vetëm me hapje të vendeve të punës e parandalojmë emigrimin enormë të të rinjve tanë, tashmë është koha e fundit që të përkrahen sipërmarrësit e rinj, të lehtësohen të gjitha masat, të subvencionohen barabarsishtë të gjitha bizneset me meritokraci, jo me ndikime, e me të njofshëm.
Qeverisja e re Komunale, duhet ta drejtoj komplet veprimtarinë e saj në përkrahje të bizneseve të vogla, dhe ti krijoj infrastrukturën e nevojshme që ato të veprojnë lirshëm. Çdo investitor në qytetin tonë duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt maksimal, dhe të largohen barrierat burokratike në institucionet tona, të kryhen shërbime të shpejta dhe në kohë, sidomos për këtë sektor.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/