DYLON

Me 5 maj Kuvendi diskuton për Forcën e Armatosur të Kosovës

Avatar photo Redaksia

​Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, në seancën që do të mbahet me 5 maj.

Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të mbajtur sot. Në mbledhje është diskutuar edhe për vendet e rezervuara për komunitetet pakicë, ku partitë politike kanë pasur qëndrime të ndryshme.

EkoHigjiena

Shefi i Grupit të LDK-së, Ismet Beqiri tha se LDK do të votojë pa asnjë dyshim, pro themelimit të FAK-ut, por ajo që është e sigurt sipas tij, është se LDK nuk do të votojë kurrë për vendet e rezervuara.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se ata nuk janë për të bërë marrëveshje për këto çështje por si Kuvend kanë kërkesë për shqyrtimin dhe miratimin e amendamenteve të Qeverisë dhe shumica do të vendos.

Ndërkohë shefi i grupit parlamentar të AAK-së ardian Gjini tha se janë pro themelimit të FAK-ut madje sipas tij, nëse nuk votohen tash do ta humbin një shans për të pasur Ushtrinë e Kosovës.

Ndërsa Vetëvendosje kanë mbrojtur qëndrimin e tyre që janë kategorik kundër vazhdimit të ulëseve të rezervuara duke e kushtëzuar atë me themelimin FAK-ut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.