DYLON

Më 29 dhe 30 maj do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore Vjetore UKZAC- 2026

Më 29 dhe 30 maj do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore Vjetore UKZAC- 2026
Avatar photo Redaksia

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore Vjetore e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, UKZAC-2026, e cila këtë vit mban temën: “Ndikimi i shkencës në zhvillimin e qëndrueshëm”, do të mbahet më 29 dhe 30 maj 2026, në ambientet e Kampusit të Universitetit.

Për këtë sot është mbajtur një takim përgatitor në kuadër të organizimit të kësaj Konference. Gjatë këtij takimi, kryesuesi i Këshillit Organizativ Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, njoftoi të pranishmit për hapat organizativ dhe përgatitjet për realizimin sa më të mirë të konferencës.

EkoHigjiena

Ai tha se në Sesionin Plenar të Konferencës,  do të prezantohet puna shkencore e personaliteteve të njohura nga fusha e shkencës, derisa Konferenca do të përfshijë prezantime të rezultateve shkencore në gjashtë sesione paralele në kuadër të Fakulteteve të UKZ, të titulluara: EduDay Conference (Konferenca e Edukimit), Justice Conference (Konferenca e Drejtësisë), Economics Conference (Konferenca e Ekonomisë), DiGiDay Conference (Konferenca Digjitale), MathDay Conference (Konferenca e Matematikës), SocialScience Conference (Konferenca e Shkencave Sociale)

Edhe këtë vit në sesionin plenar, në kuadër të Konferencës UKZAC- 2026, do të ndahet çmimi i Konferencës “Marin Barleti”, i cili u jepet personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.

Folësit kryesorë në seancën plenare janë: Prof. dr. Glenn Agung Hole – Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Prof. dr. Amela Muratović-Ribić – Universiteti i Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë, Prof. dr. Elena Kocaqi – Universiteti i Durrësit, Shqipëri, Aqim Emurli – World University Service Austria (WUS Austria)

U theksua se afati për dorëzimin e abstrakteve është deri më 10 maj 2026, ndërsa konferenca dyditore do të shërbejë si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi për studiues, edukatorë dhe hartues politikash nga rajoni dhe më gjerë. /2LONLINE/