• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Më 28 tetor KE hap negociatat me Kosovën për MSA

Redaksia 2LONLINE 16 Tetor, 2013 3 min
 Më 28 tetor KE hap negociatat me Kosovën për MSA

Komisioni Evropian hap më 28 nëntor negociatat me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pa marrë pëlqimin  paraprak të të gjitha vendeve të BE-së, duke përdorur artikulli i 47 i Traktatit të Lisbonës.Në rrugën e procesit drejt integrimit Evropian, hapja e negociatave të MSA-së është hapi më i madh që Kosova ka arritur deri më tani. Me 28 tetor për këtë qëllim në Kosovë pritet të arrijë komisionari për zgjerim Shtefan Fyle.

Lajmi për Radio Kosovën është konfirmuar nga zëvendësministri i integrimeve Gëzim Kasapolli.Zyrtarët e institucioneve të Kosovës deri më tani, në deklarimet e tyre në media janë shprehur optimist se negociatat me Bashkimin Evropian sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, do të përmbyllen shumë shpejt. Duke u nisur nga fakti se Kosovën ende nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Evropian, është e pritur që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për Kosovën të mos ratifikohet nga Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro. Ky qëndrim pritet të ndryshojë nëse ndonjëra nga këto vende e njeh pavarësinë e Kosovës deri sa të vijë koha e ratifikimit të marrëveshjes.

Mirëpo, Komisioni Evropian nuk sheh pengesa në këtë drejtim, pasi në rastin e Kosovës do të vihet në funksion artikulli i 47 i Traktatit të Lisbonës.Ky artikull i jep të drejtë, Komisionit Evropian që të nënshkruajë MSA-në me Kosovën në emër të të gjitha vendeve të BE-së, qoftë edhe pa u ratifikuar në parlamentet e vendeve anëtare. Tashmë, është e ditur se kryesuese e palës kosovare në negociatat për MSA do të jetë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ndërsa në krye të negociatave nga BE-së do të jetë Jost Korte, zëvendësdrejtor në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin në Komisionin Evropian./koha.net/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së

22 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com