DYLON

Më 26 shkurt mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Më 26 shkurt mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, janë thirrur nga kryesuesja e KKGJ-së Krenare Latifi Kqiku, për në mbledhjen III me 26.02.2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

Në këtë mbledhje, pritet të propozohen disa vendime për miratim nga ana e anëtarëve të kuvendit.

EkoHigjiena

Propozim vendimi, për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së kuvendit për vitin 2026.

Ai për themelimin e komiteteve në KKGJ. Miratimi i listës së veçantë të pronave komunale për dhënie në shfrytëzim për vitin vijues.

Propozim vendimi, për lirimin të përkohshëm nga obligimi i pagesës së gjobës komunale për regjistrime të mëvonshme të lindjes dhe vdekjes.

Kërkesë për aprovimin e vlerësimeve të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2025.

Propozim vendimi, për zgjedhjen e tre anëtarëve nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit, të cilët e përfaqësojnë KKGj-në në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ai për themelimin e Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Ai për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Propozim vendimi, për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu” dhe ai për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në PPP “Ecohigjiena” për pjesën publike të KRM “Higjiena”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.