DYLON

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave
Avatar photo Redaksia

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.