Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
Më 22 nëntor, në Teatrin e Qyteti të Gjilanit, duke filluar nga ora 12:00, me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta, do të mbahet Mbledhja Përkujtimore, për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit, gazetarit, publicistit dhe të ish të burgosurit politik, Nijazi Ramadanit.
Përmes fjalës, kujtimeve dhe vlerësimeve të miqve, bashkëpunëtorëve dhe personaliteteve të jetës kulturore e publike, do të rikujtohet figura e tij krijuese, intelektuale dhe atdhetare, si dhe kontributi i çmuar që la në kulturë dhe letërsi… /2LONLINE/

