DYLON

Më 2 korrik në Gjilan hapet panairi regjional i prodhimeve vendore “Gjilani 2015”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / – Në Komunën e Gjilanit për tri ditë me radhë, duke filluar më 2, 3 dhe 4 korrik, do të mbahet Panairi Regjional i Prodhimeve vendore, “Gjilani 2015”, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të Regjionit të Lindjes, ku qytetarët kanë mundësinë që nga afër të shohin por edhe blejnë produktet e ekspozuara.

Me këtë rast, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismajl Januzi, ka thënë se Komuna e Gjilanit mbështetur edhe nga USAID – i, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij panairi tashmë tradicional për Gjilanin.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, me mbështetje edhe të USAID-it, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e panairit në tri ditët e ardhshme. Pjesëmarrës në këtë panair me prodhimet e tyre vendore do të jenë mbi 100 biznese duke përfshirë komunat e Regjionit të Lindjes. Informohen qytetarët se në këtë panair mund të shohin produktet e ekspozuara dhe të blejnë nga to, por gjithashtu është i rregulluar edhe këndi me lodra për fëmijë”, ka thënë drejtori Januzi, duke u bërë ftesë qytetarëve që ta përcjellin nga afër këtë organizim.

Ndryshe panairi hapet nesër me datën 2 korrik në ora 10:00 dhe produktet ekspozohen përgjatë gjithë qendrës së qytetit të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.