DYLON

Më 18 nëntor bëhet hapja e tregjeve si: “Tregu i Kafshëve”, “Tregu i Lëndëve Djegëse”, “Tregu i Rërës” dhe “Tregu i Plaçkave”

Më 18 nëntor bëhet hapja e tregjeve si: “Tregu i Kafshëve”, “Tregu i Lëndëve Djegëse”, “Tregu i Rërës” dhe “Tregu i Plaçkave”
Avatar photo Redaksia

“Kanë mbetur edhe pak ditë dhe pak orë deri në hapjen e Tregjeve më moderne në rajon si: “Tregu i Kafshëve”, “Tregu i Lëndëve Djegëse”, “Tregu i Rërës” dhe “Tregu i Plaçkave”. Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A  Gjilan, njoftojnë publikun për përfundimin dhe lëshimin në punë të projekteve të lartpërmendura”, njofton Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan

Ky menaxhmenti fton fermerët, tregtarët që merren me tregtimin e kafshëve, shpezëve, lëndëve djegëse, rërës, plaçkave dhe gjërave të tjera përcjellëse që ditën e Shtunë më datë: 18.11.2023 ti bashkëngjiten këtij eventi me impakt pozitiv në shumë fusha dhe njëkohësisht të rezervojnë vendet për tregtimin e produkteve të tyre në të ardhmen.

EkoHigjiena

JA NJOFTIMI I PLOTË:

Kanë mbetur edhe pak ditë dhe pak orë deri në hapjen e Tregjeve më moderne në rajon si: “Tregu i Kafshëve”, “Tregu i Lëndëve Djegëse”, “Tregu i Rërës” dhe “Tregu i Plaçkave”. Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A  Gjilan, njoftojnë publikun për përfundimin dhe lëshimin në punë të projekteve të lartpërmendura.

Me lehtësira të ndryshme, komoditet dhe shërbime lehtë të qasshme, më datë:18.11.2023, qytetarët e Komunës së Gjilanit, Regjionit të Anamoravës dhe më gjerë, njoftohen se do të bëhet hapja e “Tregut të Kafshëve” si dhe Tregjeve të tjera në Fshatin Velekincë, Komuna e Gjilanit.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan, fton fermerët, tregtarët që merren me tregëtimin e kafshëve, shpezëve, lëndëve djegëse, rërës, plaçkave dhe gjërave të tjera përcjellëse që ditën e Shtunë më datë: 18.11.2023 ti bashkangjiten këtij eventi me impakt pozitiv në shumë fusha dhe njëkohësisht të rezervojnë vendet për tregëtimin e produkteve të tyre në të ardhmen.

Menaxhmenti i “Tregut” në veçanti ju bënë thirrje edhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit që të gjejnë kohë sadopak dhe të bëhen pjesë e këtij eventi, ku për qëllim ka lëshimin në punë të këtyre projekteve madhore për regjionin tone. Menaxhmenti i Tregut zotohet se të gjithë vizitorëve do të ju siguroj një ambient miqësor me vendparkime të mjaftueshme, ku do të shijojnë një hapësirë unike me një peisazh fantastik.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.