DYLON

Më 15 janar do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

Më 15 janar do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë
Avatar photo Redaksia

/Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”/

Të dashur qytetarë të Kosovës,

EkoHigjiena

Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” fton të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në mbrëmjen e kësaj date, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi të mbi 10 mijë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës 1998-1999, të mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale dhe të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” organizon manifestimin qendror në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku më 15 janar 2026, në ora 19:30, do të ndizen qirinjë në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Ata që nuk mund të na bashkëngjiten, të ndezin një qiri në ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre.

Në të njëjtën kohë ftojmë shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët e qyteteve të tjera të gjejnë formën e përshtatshme që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. /2LONLINE/