DYLON

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan, Xhevdet Mehmeti.

Në këtë takim, kryetari Hyseni dhe drejtuesit e OVL UÇK-së kanë konfirmuar se më 13 gusht (e shtunë), në ora 12:00, do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i OVL UÇK-së, Xhevdet Mehmeti, kanë ftuar familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët e luftës si dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit, Enver Pacolli. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.