DYLON

Më 10 shtator konstituohet Kuvendi i ri i Shqipërisë

Më 10 shtator konstituohet Kuvendi i ri i Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nxjerr dekretin për konstituimin e Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Sipas dekretit, mbledhja parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 10 shtator.

EkoHigjiena

Ky është dekreti i presidentit Meta:

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

Dekretoj:

Neni 1

Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.