DYLON

Mbyllja, jotransparenca e nervoza e pozitës, lë vend për dyshime

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit në seancën e sotme po diskutojnë për momentin rreth Informatës rreth organizimit të Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2016.
Por, Për Bujar Nevzatin anëtarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së, subjektit opozitar, aktiviteti i sivjemë ka pas ngjyrime politike dhe në këtë kontekst përmendi bordin e Flakës që sipas tij ishte politik.

Ai po ashtu tha se as nuk dëshiron të thotë se pse është shpenzuar, që ka pas keqëpërdorime, por se thotë se mungesa e një raporti financiar analitik për Flakën e Janarit, lë vend për të dyshuar.

EkoHigjiena

Ai tha se, nëse çdo gjë ka qenë në rregull, atëherë nuk e di çka ka pozita për të fshehur, pse s’ka transparencë dhe pse nuk po sjelljet para kuvendarëve një raport financiar analitik.

Ai tha se kjo mungesë e këtij raportit, mbyllja ndaj kësaj çështje, jo transparenca, nervoza që po shfaqet tek anëtarët e pozitës në Kuvend, lejon dyshime se në shpenzimet e Flakës së Janarit ka pas keqpërdorime.

Nevzati ka kërkuar nga ky pushtet të raportojë shlirë shpenzimet sepse ata nuk janë kundër shpenzimeve për një aktivitet të tillë, ngase e din se duhet mjete për të, por vetëm se kërkohet transparencë dhe të bëhen ato publike. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.