Nga sot e deri në përfundim të festave, rruga kryesore nga Shkolla Fillore “Fan Noli” e deri tek qendra tregtare “Haliti SM” në Kamenicë, do të jetë e mbyllur për qarkullim, pasi që do të fillojnë përgatitjet për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.
Komuna ka kërkuar nga vozitësit e automjeteve të përdorin rrugët alternative.
“Përgjatë këtyre ditëve ju lusim që gjatë qarkullimit me automjete të përdorni rrugët tjera alternative” thuhet në njoftimin e Komunës.