DYLON

Mbyllet me sukses Edicioni IV i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme

Mbyllet me sukses Edicioni IV i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme
Avatar photo Redaksia

/Organizata Kulturore “Anamour”/

Nën organizimin e Organizatës Kulturore ANAMOUR, e cila vazhdon të sjellë energji të reja dhe risi të vazhdueshme në skenën kulturore, u përmbyll me sukses të plotë Edicioni IV i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme. Ky edicion erdhi i ndërtuar mbi një koncept të qartë artistik, me qasje moderne në organizim, marketing, brendim dhe komunikim aktiv përmes rrjeteve sociale, duke e bërë teatrin më të afërt, më të dukshëm dhe më të ndjekur nga publiku i ri.

EkoHigjiena

Festivali u shndërrua në një hapësirë reale krijimi, ku nxënësit e shkollave të mesme, të udhëhequr nga mentorë profesionistë, sollën shfaqje me ndjeshmëri të thellë artistike, guxim krijues dhe mesazhe që preknin realitetin bashkëkohor. Skena u bë vend i dialogut, reflektimit dhe emocioneve, duke dëshmuar se arti rinor ka potencial të madh dhe zë të fuqishëm.

Falënderime të veçanta i shkojnë Komunës së Gjilanit, për mbështetjen institucionale dhe vizionin kulturor, si dhe Drejtorisë për Kulturë dhe Drejtorit Kushtrim Zeqiri, për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konkret në realizimin e këtij festivali.

Mirënjohje e sinqertë për Drejtorin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Erson Zymberi, për përkushtimin profesional dhe për hapjen e skenës institucionale për të rinjtë, duke e kthyer teatrin në një hapësirë edukimi dhe zhvillimi artistik.

Falënderim i veçantë për Drejtorin e Festivalit, Ernest Zymberi, për vizionin, udhëheqjen dhe angazhimin e pandërprerë në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij festivali si një ngjarje me peshë kulturore.

Mirënjohje për trajnerët dhe mentorët:

Alban Shahiqi, Avni Shkodra, Egzona Salihu, Florent Salihu dhe Valon Nuhiu, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim udhëhoqën të rinjtë në një proces të plotë artistik, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë jo vetëm shfaqje, por edhe besim në veten e tyre si krijues.

Falënderojmë Blend Arifin, për regjinë, realizimin e materialeve vizuale dhe dokumentimin profesional të festivalit gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Mirënjohje për kostumografen Leudita Hyseni, për krijimin e identitetit vizual dhe estetik të shfaqjeve.

Falënderim për mjeshtrin e ndriçimit Fatmir Halili, për ndërtimin e atmosferës skenike dhe gjuhën e dritës.

Falënderim i veçantë për mjeshtrin e zërimit Alban Limani, për qartësinë dhe balancën akustike gjatë gjithë festivalit.

Mirënjohje për Kompaninë KAMELEON, për dizajnin, brendimin dhe identitetin vizual të festivalit.

Falënderojmë organizatorin Dhurim Ismaili – Dajki, për koordinimin dhe angazhimin e palëkundur në çdo fazë të realizimit.

Mirënjohje për garderobieren Kledia Kurtalani, për profesionalizmin dhe përkujdesjen në prapaskenë.

?️Falënderim për punëtorët teknikë:

Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti dhe Selami Hoti, pa të cilët asnjë skenë nuk do të funksiononte.

Falënderim për rekuiziterin Suad Berisha, për detajet skenike që i dhanë autenticitet çdo shfaqjeje.

Festivali u karakterizua nga shikueshmëri e lartë, sallë të mbushura plot, reagime emocionale dhe prani të vazhdueshme të publikut, duke dëshmuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën kulturore të qytetit të Gjilanit dhe më gjerë.

Si përmbyllje e aktiviteteve, në natën finale të festivalit, publikut iu prezantua dokumentari i realizuar gjatë gjithë procesit, që nga audicionet e para, provat intensive, puna me mentorët, emocionet pas skenës, e deri tek mbyllja e perdeve. Ky dokumentar shërbeu si kurorëzim i gjithë këtij rrugëtimi artistik dhe si dëshmi e një pune të sinqertë, të përkushtuar dhe profesionale.

Edicioni IV i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme u mbyll si një sukses i plotë – me shikues, me ndikim dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e artit rinor.

Deri në edicionin e ardhshëm, skena mbetet e hapur.

Anamour pour le théâtre

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.