Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit në Podujevë, 1:2 me një rikthim të rezultatit në pjesën e dytë të ndeshjes.
Gjersa, fitore të madhe ka arritur edhe Drenica, e cila sot mposhti Prishtinën minimalisht 1:0, shkruan 2LONLINE.com.
Ndërkaq, në një ndeshje derbi, mes Gjilanit e Feronikelit nuk pati fitues (0:0) në ndeshjen tjetër të javës së dhjetë.
Pas kësaj xhiroje, Drita ka forcuar pozitën e dytë me 19 pikë, 6 pikë më pak se Ballkani në pozitën e parë, por me dy lojë më pak të zhvilluara.
Ndërsa, SC Gjilani gjendet në pozitën e tretë me 17 pikë./2LONLINE.com/.