(2L ONLINE – Me iniciativë të OJQ “wine and beer festival” dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri është mbajtur festivali i prodhuesve të birrës dhe verës me ç’rast ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të interesuar për këto produkte.
Ky festival është mbajtur për tri ditë rresht duke nisur nga data 29 gusht dhe ka përfunduar në mbrëmjen e 31 gushtit.
E rëndësishme e këtij festivali është se janë vënë ura të rëndësishme dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit mes bizneseve të prodhimit dhe atyre të shitjes e që do të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të vogël dhe atyre të mesme.
Ndërsa nga ana e tyre pjesëmarrësit janë ndarë të kënaqur me organizimin dhe me fluksin e qytetarëve që kanë marrë pjesë atje. /2L ONLINE/