DYLON

Mbyllet faza e parë në Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Më ndeshjet e javës së pesëmbëdhjetë në program është mbyllur faza e parë në Ligën “Agim Ramadani”. Vikendi i kësaj jave dha verdiktin final si dhe tabelën përfundimtare se cilat nga skuadrat kanë zënë hapin e fundit për të konkuruar deri në fund për çmimin e madh.
Eurolloto përkundër humbjes ndaj FSK-së, ka zënë vend në trenin që dërgon skuadrat në Play off. Biletën e siguroi vetëm pas humbjes së Dobërçanit ndaj MobiCasas në ndeshjen e së dieles.

Me fitoren ndaj Las Vegasit, skuadra Katana e ka siguruar një plasma të mirë në pozitën e tretë duke e pritur tani qetë garën e play offit. Djemt e Qytetit gjithashtu kanë bërë një hap para pasi kanë mposhtur Karadakun për tu ngritur në javën e fundit në klasifikim.

EkoHigjiena

Skuadrat, The Living Room dhe Vëllezërit Aliu kishin siguruar qysh moti play offin, duke u klasifikuar në dy pozitat e para që i mundësojnë atyre rehati deri në gjysmëfinale. Data për fillimin e play offit do të mësohet së shpejti, ndërkohë skuadrat do të kenë mundësinë e tyre të përforcohen në një mini afat kalimtar.

/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.