DYLON

Mbyllet bufeja e Kuvendit nga papastërtia

Avatar photo Redaksia

Bufeja që shërbente për pushim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë seancave, është mbyllur. Arsyet e mbylljes janë kushtet e rënda higjienike që kanë mbretëruar në këtë bufe. Gazeta Tribuna ka arritur të sigurojë një e-mail, përmes të cilit janë njoftuar deputetët për arsyet e mbylljes.

“Nga data 23.01.2014, bufeja në hollin hyrës të Kuvendit, do të mbyllet. Arsyet e mbylljes janë teknike. Gjendja është alarmante në aspektin higjenik”, thuhet në njoftimin dërguar deputetëve nga ana e stafit teknik brenda Kuvendit të Kosovës. Aty thuhet se po ketë vit do të fillojë rinovimi i hapësirave të brendshme, ku pjesë e rinovimit do të jetë edhe kjo bufe.

EkoHigjiena

Gazeta Tribuna ka siguruar edhe disa fotografi të cilat flasin për gjendjen e rëndë në të cilën ka vepruar bufeja. E mbyllja e saj është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin nëse mbyllja e bufesë është bërë për shkaqe higjienike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.