DYLON

Mbyllen tri shkolla, vërtetohet se ka naftë kancerogjene

Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës të Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një konferencë për media ka njoftuar se, nga mostrat e mara nga disa shkolla të kryeqytetit, ka dal se futja e lëndëve djegëse që po përdoren për ngrohje, si nafta dhe mazuti me përqindje shumë më të lartë të sulfurit se sa normat e lejuara.

Lidhje me këtë, Ahmeti ka thënë se në tri shkolla do të ndërpritet mësimi, në shkollën fillore “Asim Vokshi”, “Sami Frashër” dhe në “Meto Bajraktari”, raporton “Zëri”.

EkoHigjiena

Ndërkaq, në dy çerdhe ka urdhëruar të ndalojnë ngrohjen dhe do t’i njoftoj prindërit më qetësi që të shkojnë dhe t’i marrin ë fëmijët e tyre.

Ndryshe, gazeta “Zëri”, ditë më parë ka shkruar se, kompania importuese e derivateve “HIB Petrol”, e njohur për afërsinë që ka me partinë më të madhe në pushtet, është zbuluar se ka furnizuar shkollat me naftë për ngrohje me përmbajtje të lartë kancerogjene. /Zëri/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.