Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës në ndeshjen e nëntë kampionale. Ballkani ka triumfuar në shtëpi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi futbollisti, Blendi Baftiu për ti dërguar ‘portokallinjtë’ në kreun e tabelës tashmë me 20 pikë.
Në “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Feronikeli u ndanë në paqe me rezultat, 1-1. Me barazim u mbyll edhe dueli tjetër ndërmjet Vushtrrisë dhe Flamurtarit, 2-2.
Nesër zhvillohen ndeshjet Drenica – Drita dhe Gjilani pret në shtëpi Dukagjinin, me fillim nga ora 14:30.