DYLON

Mbyllen ndeshjet e para të javës së 12-të, Drita dhe Prishtina ndahen në paqe

Mbyllen ndeshjet e para të javës së 12-të, Drita dhe Prishtina ndahen në paqe
Avatar photo Elife Sherifi

Derbi i xhiros së 12-të në Superligë mes rivalëve të vjetër Dritës dhe Prishtinës u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0), shkruan 2LONLINE.com.

Ndeshja pati dinamikë në fushë, pasi skuadrat nga fillimi kërkonin fitoren dhe tentonin të krijonin raste shënimi. Në pjesën e parë dominuan vendasit, duke rrezikuar portën kundërshtare me mundësi shënimi nga Astrit Fazliu e Xhevdet Shabani në krah.

Por, Drita nuk arriti t’i ndryshoj shifrat as pas minutës së 17-të, kur nga penalltia nuk shënoi Erjon Vucaj.

EkoHigjiena

Derisa, pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër presionit të futbollistëve të Dritës, Drita ishte më e zbehtë në pjesën e dytë.

Prishtina krijoji rastet e veta dhe deri në fund të takimit as nuk shënuan, por as nuk lëshuan pe në mbrojtje. Në fund, skuadrat u ndanë në paqe me nga një pikë të fituar dhe duke ruajtur pozitat e mëparshme.

Fitore tejet të rëndësishme regjistroi Drenica në derbin ndaj Feronikelit, ku futbollisti Argjend Malaj  realizoi autogol në minutën e 90-të. (1:0).

Bindës ishte Llapi ndaj Trepçës ’89 që regjistron fitoren e dytë sezonale (5:0)./2LONLINE.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.