Mbroni lëkurën nga dielli, ja disa këshilla

Mbroni lëkurën nga dielli, ja disa këshilla

Në ditët e nxehta të këtyre ditëve të korrikut, specialistët e shëndetit, kryesisht dermatologët, japin këshillat e tyre në drejtim të mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni.

Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që të bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraket e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve.

Ja disa nga këshillat e specialistëve të shëndetit:

1-Mbani syze dielli

2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia

3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare

5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi

6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)

7-Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje

8-Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide

9-Nxehtësia e verës kuron veshkat

KOMENTE