DYLON

Mbrojtja Civile nuk integrohet në polici

Avatar photo Redaksia

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ish-pjesëtarët e së ashtuquajturës “Mbrojtja civile” nuk do të integrohen në Polici të Kosovës apo në institucione të tjera të sigurisë.

Ajo ka deklaruar se ata do të mund të integrohen vetëm në institucione shtetërore civile që kanë veprimtari lokale. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tahiri ka vlerësuar se marrëveshja për shpërbërjen e kësaj strukture parasheh edhe integrimin e ish-pjesëtarëve të saj.

EkoHigjiena

Ajo ka bërë me dije se kjo marrëveshje në tërësi duhet të zbatohet deri më 1 shtator të këtij viti. Sipas Tahirit, kjo marrëveshje parasheh edhe destinimin e objekteve dhe pajisjeve që kjo strukturë i ka shfrytëzuar deri më tani.

Ministrja Tahiri e ka ftuar BE-në të jetë e angazhuar maksimalisht në procesin e zbatimit të marrëveshjes për zhbërjen e ‘Mbrojtjes Civile’ dhe zbatimin e marrëveshjes për çështje të drejtësisë, në mënyrë që Serbia të mos e neglizhojë këtë proces.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.