Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka vendosur që në miqësore me Suedinë t’i ftojë disa lojtarë të rinj nga Superliga e Kosovës, shkruan 2LONLINE.com.
Një nga të ftuarit e Challandes është mbrojtësi i SC Gjilanit, Edison Kqiku. Ai është ndjerë i kënaqur me ftesën e dërguar në adresë të tij.
“Falënderoj trajnerin për besimin do të jetë kënaqësi për mua. Besoj që me të gjithë djemtë e skuadrës do të japim maksimumin për Kosovën”, ka thënë Kqiku për 2LONLINE.com.
Kqiku luan edhe si sulmues krahu dhe këtij suksesi individual te tij i është gëzuar edhe klubi gjilanas, dhe ka reaguar përmes një postimi zyrtar në Facebook.
“Futbollisti i Gjilanit, Edison Kqiku, është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës, në duelin që ekipi ynë përfaqësues e zhvillon kundër Suedisë, më 12 Janar të vitit 2020, në shtetin e Katarit.
Edison Kqiku, më parë gjithashtu kishte mbrojtur ngjyrat e ekipeve zingjir të përfaqësueses sonë, me ç’rast tani paraqitjet e mira të tijë kurorëzohen me ftes nga selektori Bernard Challendes për duelin e lartë cekur.
SC Gjilani shpreson që edhe në të ardhmen të ftohen futbollistë nga Superliga, ku do e ndihmonte jashtëzakonisht shumë rritjen e cilësisë së futbollit vendor”, shkruan në njoftimin e klubit.