DYLON

Mbreti, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe populli!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Faik KRASNIQI

/2L ONLINE/ – Pothuajse të gjithë e njohin përrallën e ”mbretit lakuriq“! Morali i përrallës është ”mos u mbështet në fjalët por në veprat“! Në atë përrallë kemi katër palë personazhe!Kemi Mbretin, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe popullin!
Mbreti mashtrohet nga ”rrobaqepësit“që nuk ishin gjë tjetër, vetëm se mashtrues! Lakejt e mbretit duke mos pasur guximin për t’i thënë mbretit se po e mashtronin luanin një rrol pasiv në mashtrimin që po i bëhej,gjithashtu për snobizëm u mashtruan dhe vetë duke parë atë që mashtruesët me talent reklamonin.

EkoHigjiena

Populli e kupton mashtrimin dhe fillon të qeshë me mbretin lakuriq torallak e të mashtruar në maksimum! Tash t’i kthehemi realitetit shqiptar! Realitetit të sotëm!Beson dikush se mbreti është budalla apo po e mashtrojnë të tjerët? Beson kush se ai është një ”mbret lakuriq“? Jo ai është mbreti që ka kopjuar mashtrimin e rrobaqepësve mashtrues!

Kjo klasë politike po përfiton maksimumin që mund të përfitohet dhe në kohën më të shkurtër! Ata po mashtrojnë një pjesë injorante të shqiptarëve që me vetëdije po i japin votën! Po mbështet, për leverdi të vetë një grup lakejsh që e ndihmojnë në mbretërimin e tyre! Për këtë grup ai përdor çekiçin dhe arrën!E largon dhe e afron sipas interesit!

Kjo klasë politike, po detyron një pjesë intelektuale të popullsisë, që për një rrogë t’i votojnë dhe t’i mbështesin! Po mashtron, po gënjen i mbështetur dhe nga ndërkombëtarët edhe popullin e shkretë, i cili duke u mbështetur në fjalë kujton se mund të përparojë!Ky popull kujton se pa asnjë veprim mund t’i rrëzojë këta mbretër diktator, që kanë uzurpuar çdo qelizë të shtetit!

Populli- si opozitë e vërtetë – e shikon këtë lojë dhe nga pamundësia për të ndryshuar gjë fillon e qesh!Qeshje nga sikleti! Populli, ka një armë në dorë…votën. Por çfarë peshe ka vota e popullit, kur në çdo zgjedhje duhet të votojnë fytyrat e njëjta, pa patur mundësi që të votojnë kandidatë të rinjë!

Dikush kërkon rrugën për t’i hequr qafe këta ”mbretër”, që tash e 16 vite kanë uzurpuar çdo gjë dhe kanë instaluar një sistem me demokraci diktatoriale!
Populli është gjunjëzua, përçarë e përgjumur.

Vetëm propoganda Gebelsiane e forcoi dhe bëri të besueshëm për gjermanët nazizmin e Hitlerit.Sot në Kosovë ato i kanë uzurpuar këta kriminelë. I ka kthyer të gjithë në eunukë të tredhur, të cilët vetëm kryejnë misionin e shefave të tyre! Nje shtet i korruptuar e njeh mirë korrupsionin. Kam vetëm shpresën tek populli i vjedhur, i tradhtuar e i injoruar.

Atëherë zagarët tanë e të huaj do pushojnë së lehuri e do mbledhin bishtin nën shalë. Intelektualë të ndershëm, zgjojeni popullin nga gjumi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.