DYLON

Mbresa për librin “Një gur mangut” të Faruk Buzhalës

Mbresa për librin “Një gur mangut” të Faruk Buzhalës
Avatar photo Redaksia

Mbresa për librin “Një gur mangut” të Faruk Buzhalës

Nga: Izet ABDYLI
Poeti avangard
Prelud

Më është bërë zakon që kur lexoj ndonjë libër të mirë, patjetër të hedh në letër mbresat e mia. I tillë është edhe libri  ,,Një gur mangut” që poeti Faruk Buzhala ma dërgoi përmes postes së shpejt (pasi që ma kishte premtuar paraprakisht) në dhjetëditëshin e parë të nëntorit.

Përkufizim

Titulli ,,Një gur mangut” sa mu duk filozofik, aq edhe provokues, por e pikasa menjëherë se nuk ka të bëj me ndërtesa, mure e ura ku guri ka funksion fizik. Në fakt që në leximin e vargjeve të para kuptova metaforën e ,,gurit të munguar” në personalitetin e njeriut.

EkoHigjiena

Ndaj, brenda kopertinave të librit autori ka shpërfaqur karakteret njerëzore si: trimëria, urtia, mirësia, butësia, por edhe ligësia, marrëzia, krekosja e smira.

Temat dhe personazhet që dalin nga imagjinata poetit ndonëse duken se kanë thjeshtësi, në fakt mbartin mesazhe të fuqishme, që vetëm shpirti poetik arrin t’ u jap formën e saktësinë e duhur.

Pavarësisht larushisë tematike që kanë vargjet ato pothuaj korrespondojnë si një tërësi.

Grotesku, ironia, katrahura njerëzore sikur janë ngjizur fund e krye vargjeve të këtij libri. Drama njerëzore e individit dhe një kolektiviteti shpërfaqet me tërë mynxyrat e jetës.

Vargjet e Farukut janë më shumë se një protestë, më shumë se një klithje, më shumë se një thirrje për ndërgjegjësim. Janë vargje që të lënë pa frymë përballë një makinerie vrastare, por që si një antitezë gëlon shpirti i liridashësit. Poezia ,,Terroristët” sikur shpërfaq tërë ironinë dhe mllefin para botës e cila rri e bënë sehir para kësaj kataklizme.

Thëniet e eruditit Faik Konica që i paraprijnë çdo cikli sikur bartin në veti mentalitetin tonë ndër vite e që përsëritet i njëjti mentalitet edhe në vargjet e poetit Buzhala. Pra vetëm faktori kohë ka ndryshuar, përndryshe ,,guri munguar” sorollatet sërish në mesin tonë, ,,në fillim të mileniumit të ri”  siç thotë poeti. Ndonëse pezmi, dëshpërimi e revolta përshkojnë shumicën e poezive, prapëseprapë autori ka një fije shprese në dritën në fund të tunelit.

Përmbyllje

Në përmbyllje te kësaj mbrese, seç mu kujtua thënia e një poeti se: “ky është poet avangard”  tek po lexonte Faruku, poezinë ,,Njeriu i tranzicionit”, në Kukës, në manifestimin letrar “Në prehër të Gjallicës”.

Pas leximit të këtij libri, u binda vërtetë se poeti Faruk Buzhala meriton këtë epitet.  /2LONLINE/