DYLON

Mblidhen protestuesit në shesh

Avatar photo Redaksia

Para Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, janë grumbulluar qytetarë të shumtë, në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje,

Me flamuj kombëtarë , pankarta dhe me simbole të Trepçës, protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbeu”, para ndërtesës së Qeverisë. Numri i protestuesve është duke u rritur në çdo moment dhe brohoritjet kanë nisur.

EkoHigjiena

Dardan Sejdiu, nga VV, tha se protesta do të jetë e qetë sikur herën e kaluar, së paku sa i përket aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa shtoi se ‘pushteti aktual po provon në çdo formë me i ndalë qytetarët’.

Sejdiu, ka treguar më tutje se në lagjen Veternik janë bllokuar disa autobusë, dhe nga atje qytetarët janë detyruar të ecin në këmbë deri në shesh.

Më herët, Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe skenën improvizuese të Lëvizjes Vetëvendosje, një kamion i cili ishte përgatitur për mbajtjen e fjalimeve. Kështu ka pohuar për Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se pushteti po mundohet me çdo kusht ta pengojë protestën. “Pushteti me çdo kusht po mundohet me pengu mbajtjen e protestës. Kjo është skandaloze dhe pengesë direkte e lirisë së shprehjes së qytetarëve”, ka thënë Vraniqi.

Ndërkaq tashmë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kryesinë e tij të partisë iu ka bashkangjitur protestës së sotme

http://www.rtklive.com/?id=2&r=18630

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.